Shpallet gjendje krize në një pjesë të Maqedonisë së Veriut

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendim për ekzistencën e situatës së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe transitit të emigrantëve përmes territorit të vendit tonë.

Marketing

Ekzistimi i situatës së krizës i përcaktuar me këtë vendim do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi, pra nga 2 korriku, dhe kështu do të aktivizohet Shtabi i Përgjithshëm i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, i cili vazhdimisht do të mbajë seancë.

“Me këtë vendim, Qeveria e angazhoi Shtabin e Përgjithshëm në Qendrën e Menaxhimit të Krizave të përgatisë një plan veprimi për parandalimin dhe ballafaqim me hyrjen dhe kalimin e emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një përmbledhje të plotë të burimeve dhe planit teknik të disponueshëm njerëzor dhe material – teknik për veprim të koordinuar, ndërsa organet e administratës shtetërore të ndërmarrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregulloret për menaxhimin e krizave”, kumtoi sot Sektori për marrëdhënie me opinionin.

Me sugjerim të Komitetit Kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Luftës kundër terrorizmit, Qeveria sot e rishikoi dhe e miratoi informacionin në lidhje me Projekt-planin kombëtar për riintegrimin, riocializimin dhe rehabilitimin e të kthyerve nga ushtritë e huaja dhe anëtarët e familjeve të tyre (gra dhe fëmijë) dhe ka dhënë pëlqim për Planin Kombëtar.

Marketing