Shpallet thirrja publike për subvencione për inverter

Qyteti i Shkupit sot e shpalli thirrjen publike për subvencione për kondicionerët inverter për ngrohjen e amvisërive. Në përputhje me kushtet e kësaj thirrje publike, hapet mundësia për mbi pesë mijë qytetarë të qytetit të Shkupit që të kompensohen plotësisht kostot për blerjen e pajisjes inverter, por jo më shumë se 62 mijë denarë në shumën neto.

Marketing

Siç u kumtua në konferencën për shtyp të Komunës së Shkupit, të gjithë qytetarët në territorin e qytetit të Shkupit që nuk kanë përdorur subvencione për ngrohjen e amvisërive të tyre dhe që nuk kanë lidhje ose mundësi për t’u lidhur me ngrohjen qendrore në ndërtesën ku do të instalohet pajisja, kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë thirrje. Pajisja e blerë duhet të instalohet në ndërtesë me adresën e kartës së identitetit të vetë aplikuesit.

Thirrja publike i mbulon qytetarët që kanë blerë inverter nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundim të thirrjes publike, dhe kjo është 30 nëntori i vitit 2020 ose deri në ditën e shterjes së mjeteve nga vetë subvencioni, për çka Komuna e Shkupit, gjithashtu do të informojë.

Për shkak të krizës me pandeminë Kovid-19 dhe interesit të shtuar të qytetarëve për këtë lloj subvencionesh, këtë vit regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike. Më shumë hollësira në lidhje me metodën e aplikimit, kushtet dhe format e kërkuara të aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare të Komunës së Shkupit.

Për shkak të zgjedhjeve parlamentare, pagesa e mjeteve do të fillojë pas përfundimit zyrtar të procesit zgjedhor.

Marketing