Shpaloset analiza e komunikimeve në rastin Monstra

Mbi 18 persona ishin dyshuar për rastin Monstra në fillim, mes tyre edhe një loke 60 vjeçare dhe nëna e Sami Lutës. Në mesin e të dyshuarve ishte edhe motra e Alil Demirit.

Marketing

Policia kishte shkuar në dhjetëra shtëpi dhe kishte konfiskuar dhjetëra kompjuterë të 18 personave dhe kishte gjetur komunikimin e tyre në internet.

Eprorja e sektorit për Forenzikë Dixhitale Katerina Jovanovska, shpjegoi se ajo vetëm ka nxjerrë këto komunikime nga kompjuterët dhe ia ka dorëzuar gjykatësit hetues, duke mos bërë klasifikime se cilat materiale kanë lidhje me përgatitjen ose kryerjen e vrasjes.

Analiza e komunikimeve në internet ishte bërë më 1 maj të vitit 2012 kur edhe ndodhi aksioni masiv policor.

Ekspertja shpjegoi se ajo fizikisht nuk i ka me vete transkriptet nga bisedat, por me kërkesë të thjeshtë të gjykatës ato mund të sigurohen.

Janë analizuar komunikimet në Fejbsuk, Messenger, Skype, Email e të tjerë.

Janë marrë kompjuterë nga shtëpitë e Agim Ismailoviçit, Haki Azirit, Xhelal Lamallarit, Rami Sejdiut, Rafiz Isenit, Abdulla Rashitovit, Nazim Memetit, Fejzi Azirit, Kimet Demirit, Ibrahim Sejdiut, Suraj Asipit, Mevlan Memetit, Feride Bilallit, Isni Asanit, Xhelal Zendelit, Emine Qailovskës, Ibadet Lutës dhe Muamer Qailovskit. Ferikan Iljazi Arifi.