Shpaloset busti i veprimtarit kumanovar të arsimit, Nexhat Latifi (FOTO)

Do të mbushen katër vite pa veprimtarin e arsimit në Kumanovë, Nexhat Latifi, por kujtimi për të mbetet përgjithmonë. Familjarë, kolegë dhe mysafirë nga treva të ndryshme dje në Strazhë të Karadakut të Kumanovës shpalosën bustin në nderim të figurës së tij dhe me rastin e përkujtimit të 70 vjetorit të lindjes së tij. Familjarët theksuan se e kishin amanet që me një shenjë të tillë të përkujtojnë babain e tyre, që fëmijërinë dhe sfidat e para për shkollim i kishte kaluar në vendlindje.

Marketing

Rrugëtimin e tij e kanë ndjekur edhe fëmijët e tij, ndër të cilët është prof.dr. Veton Latifi dhe dy vajzat të njohura në fushën e medias Venera dhe Arta Latifi.

Në ceremoninë e djeshme për mysafirët ishte përkujdesur edhe SHKA “Bajram Shabani”, “Kori komunal i Likovës”, etj. Nexhat Latifi ishte mësimdhënës deri në pension në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë.

Ai ndërroi jetë më 18 janar 2015. (INA)

Marketing