Shpaloset orari i garave për Botërorin e Klubeve

Botërori i Klubeve, i cili do të zhvillohet në muajin dhjetor në Doha të Katarit, ka shpalosur pjesëmarësit dhe orarin e garave. Ky event sportiv do të jetë një test final për organizatorët e Botërorit të vitit 2022, i cili do të zhvillohet në Katar. Favorit kryesor është skuadra angleze e Liverpullit , së bashku me Flamengon , që do të luajnë sfidat e tyre drejtërdrejt në gjysmëfinale. Ndërkohë turneu do të nis më 11 dhjetor, me sfidën mes Al Saad dhe Hengen Sport, ku fituesi në raundit tjetër takohet me Monterejin. Në raundin e dytë do të takohen Al Hillall dhe Esperens de Tunis, ku fituesi do të kalojë në gjysmëfinale përball Flamengos. Ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen më 17 dhe 18 dhjetor, ndërsa finalja do te zhvillohet më 21 dhjetor në Doha.

Marketing
Marketing