Shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorin Nehat Curi

Sot në fshatin Tanushë bashkë me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sikurse edhe me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, shpalosëm Pllakën përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Nehat Curri. Ky aktivitet është në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe i mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Hani i Elezit ka deklaruar Visar Ganiu, kryetar u Çairit .

Marketing

Kjo Pllakë përkujtimore që e vendosëm në Tanushë le të jetë një udhërrëfyes për shumë breza të ardhshëm se si ne dhamë bijtë më të mirë të kombit, por edhe se si ata bijë të kombit na i falën lirinë.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, sot bëmë edhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Tanushë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nehat Currin dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi!

Marketing