Shpat Kasapi do të kandidoj për deputet në Maqedoninë e Veriut, ja për cilën parti

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi ka ndërmend që t’i futet botës së politikës, njësoj si nëna e tij e cila është deputete nga rradhët e LSDM-së së Zoran Zaevi ndërsa Shpat Kasapi është anëtar i LSDM-së në degën e Tetovës.

Marketing

I ftuar në “E diell”, Shpati tregoi se ka ndërmend që të kërkojë besimin e popullit në mënyrë që t’u shërbejë në Kuvendin e Maqedonisë. Në intervistën e tij, këngëtari ka folur edhe për planet e tij për martesë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmen.

PJESË NGA INTERVISTA:

Shpat Kasapi: Kam ndërmend t’i futem politikës. Do të bëhem deputet nëse populli më bëson.

Pyetje: Më parë vajzat për ty shkulnin flokët, po tani?

Shpat Kasapi: Më parë shkulnin flokët, tani shkulin krevatin për mua.

Pyetje: Kur do të martohesh?

Shpat Kasapi: Nuk kam diçka konkrete por së shpejti. Mami nuk ndërhyn në lidhjet e mia. Unë i zgjedh gjithmonë.

Pyetje: Do mërzitej mami po të merrje për nuse një maqedonase.

Shpat Kasapi: Nuk e di më mirë do të ishte shqiptare. Unë preferoj shqiptaret më shumë.

Marketing