Shpat Kasapi prej kohësh ishte në lidhje me modelen, Afërdita Dreshaj.

Megjithatë, kjo e fundit i dha fund beqarisë në qershor të këtij viti duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, shkruan lajmi.net

Së fundmi, këngëtari nga Maqedonia ishte i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Në lojën e fundit “Ndaje ose pije”, Shpati u pyet se çfarë ndjeu kur dëgjoi për martesën e Afërdita Dreshajt.

Shpati filloi të qeshte dhe më pas tha se kishte ndjerë një çlirim shumë të madh që Aferdita u martua.