‘Shpenzim i kotë!’ – Shuhet ëndrra e Ronaldos për Ligën e Kampionëve

Klubi italian investoi shumë të madhe parash për ta transferuar portugezit që ta arrijë triumfin në Ligën e Kampionëve, mirëpo ky tentim i tyre dështoi.

Marketing

Shpresat e Cristiano Ronaldos që t’ia fitojë Juventusit titullin e Ligës së Kampionëve kanë marrë fund, të paktën për këtë vit, pasi që një tjetër superparaqitje e Ajaxit i eliminoi italianët në fazën çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Golat e shënuara nga Donny van de Beek dhe Matthijs de Lift e përmbysën rezultatin pas golit të parë të shënuar nga Ronaldos. Kjo përballje përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3:2 për klubin holandez, që e eliminuan ish-klubin e Ronaldos, Real Madridin, në fazën paraprake.
Juventusi i harxhoi 100 milionë euro për ta sjellë Ronaldon në Torino me shpresën se me vete ai do ta sjellë edhe triumfin në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez është pesë-herë fitues i kësaj gare. Fillimisht ai e kishte fituar këtë titull me Manchester Unitedin në vitin 2008, e pastaj e fitoi katër herë me Real Madridin, përfshirë këtu tri sezonet e fundit.
Mirëpo, fitorja tronditëse e Ajaxit i dha fund në mënyrë dramatike këtyre ëndrrave, duke bërë që në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mos jetë Ronaldo për herë të parë që nga viti 2010, kur Real Madridi u eliminua në fazën e 1/8 të finales.

Ashtu siç ishte pritur, ka pasur një reagim të madh pas dështimin të këtij investimi të madh të Juventusit.
“Ronaldo iu bashkua një ekipi që e ka fituar titullin e Serisë A gjashtë herë radhazi, eliminohet nga Kupa e Italisë dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve në fazën më të hershme gjatë nëntë vjetëve të fundit. Ai tani po humb në garën për Këpucën e Artë të Italisë ndaj një 37-vjeçari. Megjithatë e gjitha çka dëgjoj është: “Ronaldo e ka pushtuar Italinë””, shkruan Jake Buckley.

“Klubi duhet të fajësohet gjithashtu. I shpenzoi 341 milionë euro në Ronaldon dhe ai është treguar brilant në fazën eliminatore, por kjo nuk mjafton. Ka qenë e qartë në dy vjetët e fundit se Juve nuk e ka një mesfushë që mund të ta fitojë Ligën e Kampionëve. Pjanici është lojtar i mirë, por jo i mrekullueshëm. Mesfusha e Juves nuk mund t’i dominojë ndeshjet”, shkruan Carlo Garganese.

“Mesazhi i kësaj historie: Nëse Real Madridi nuk është asgjë pa Cristiano Ronaldon, atëherë Cristiano Ronaldo nuk është asgjë pa Real Madridin”, shkruan @MibrophoneStump. “Mos u mërzit vëlla”, shkruan @digiea12.

“Ajaxi e eliminoi Real Madridin. Tifozët e Real Madridit vrapuan te Ronaldo. Ajaxi e eliminoi Ronaldon dhe Juven. Tifozët e Madridit: “, shkruan @ums____. “E blemë Ronaldon që ta fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve”, shkruan @semo33x.

“Ronaldo: “Erdha në Juventus për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve”. Ajax: “Qetësohu””, shkruan @ndiema002_. “Sezoni i parë i Ronaldos në Juventus është një dështim i plotë, nuk ka mënyrë tjetër për ta kuptuar. Ai u transferua për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, por ata do ta fitojnë vetëm një titull tjetër të Serisë A, që do ta kishin fituar pavarësisht a do ta kishin blerë atë apo jo”, shkruan @socraticjuan.

“Sezoni i parë i Ronaldos në Juventus është një dështim i plotë, nuk ka mënyrë tjetër për ta kuptuar. Ai u transferua për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, por ata do ta fitojnë vetëm një titull tjetër të Serisë A, që do ta kishin fituar pavarësisht a do ta kishin blerë atë apo jo”, shkruan @socraticjuan.