Shpenzimet e jetesës në baza mujore shënojnë ulje, në nivel vjetor rritje

Shpenzimet e jetesës në shtator 2018 në krahasim me muajin e kaluar, shënojnë ulje për 0.1 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0.7 për qind. Të dhënat statistikore tregojnë se kostoja e jetesës në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar është në rritje prej 1.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë 2.6 për qind.

Zvogëlimi i indeksit të shpenzimeve për jetesë në shator 2018, në krahasim me muajin e kaluar është shënuar te frutet e freskëta dhe të ftohta për dy për qind, produktet tjera ushqimore për 0.8 për qind, djathi dhe gjiza për 0.5 për qind, vaj dhe yndyrna, perimet e thata, perime të tjera të konservuara dhe të përpunuara për 0.4 për qind, frutet e thata dhe arra për 0.3 për qind, mielli dhe drithëra të tjerë, perime të ngrira, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera rrënjë me 0.2 për qind.

Ulje e indeksit së harxhimeve për jetesë është shënuar edhe tek transporti ajror me udhëtarë për 16.2 për qind, shërbimet për strehim për 6.4 për qind, pajisje informatike për tre për qind, shërbimet mjekësore për 2.4 për qind, biçikletat, pakot turistike për 1.9 për qind, pajisjet fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 1.2 për qind, pajisje për sport, kampim dhe rekreim në natyrë për një për qind, karburantet e ngurta për amvisëritë, lojërat, lodrat dhe hobitë për 0.7 për qind, arismit të lartë për 0.6 për qind, disqet, kasetat, CD filmat për 0.5 për qind, materialet e mirëmbajtjes dhe riparimet në banesë dhe pajisjet e mëdha elektrike me 0.2 për qind.

Rritje të indeksit të shpenzimeve për jetesë në shtator 2018 në krahasim me muajin e kaluar është shënuar edhe tek perimet e freskëta të ftohta, përveç patates dhe frutave tjerë me rënjë për 7.4 për qind, frute të ngrira për 0.7 për qind, frut i konservuar për 0.6 për qind, peshku dhe prodhimet e detit për 0.5 për qind, qumështi për 0.4 për qind, përpunimet tjera të mishit, pijeve alkolike për 0.3 për qind dhe orizi për 0.2 për qind.

Në shtator të 2018, poashtu është vërejt rritje e indeksit të harxhimeve edhe tek lëndët djegëse të amvisërive për 2.8 për qind, mjetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së banesës me 2.6%, gazi për amvisëritë për dy për qind, materalit për zyrat dhe materialet për vizatim për 0.6 për qind, orendive shtëpiake për 0,5 për qind, shërbimeve hotelierike me 0,4 për qind, telefon dhe telefaks- pajisje, shërbime për higjienë personale për 0.3 për qind, qilimave dhe dyshemeve, kopshteve, bimëve dhe lulet për 0.2 për qind.

evn