Shpërbërja e “Portokalli”: Çka po ndodh në prapaskenë?

Pas Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapos, nga televizioni Top Channel është larguar dhe regjisori i “Portokallisë”
i cili me vete do marrë shumë prej aktorëve që kanë luajtur në emisionin e humorit.

Marketing

Në këtë sezon të ri televiziv, figura shumë besnike pranë këtij televizioni nuk do jenë më dhe sipas burimeve,
Altin Basha ka firmosur një marrëveshje me ABC News. Me ikjen e tij, siç edhe diskutohet në media, do të
shkrihet dhe emisioni i humorit që ai drejtonte, pasi protagonistët e “Portokallisë” do e ndjekin në
televizionin e ri.Por, ajo që ngelet e vështirë në kalimet që aktorët po bëjnë në programe të tjera televizive që mbartin një
logo tjetër nga ajo e TCH, është autenticiteti i roleve që kanë.
Kjo pasi Top Channel ka “blerë” brandimin e tyre, kanë bërë një kontratë më parë më ta dhe kjo i pengon ata
të vazhdojnë të luajnë rolet që publiku është mësuar t`i shohë, në televizione apo programe të tjera.

Marketing