Mbrëmjet Strugane të Poezisë këtë vit do të kalojnë pa gjuhën shqipe në pjesën zyrtare. Ajo do të mund të dëgjohet vetëm nëpërmjet poezisë që do të lexohet nga poeti nga Shqipëria, por jo edhe në përkthimet e poezisë së poetëve tjerë të botës.

Për drejtorin Mite Stefovski, Mbrëmjet Strugane të Poezisë janë Krijuar nga shkrimtarët maqedonas me qëllim të ruajtjes së gjuhës maqedonase dhe afirmimit të letërsisë maqedonase. Nuk është përgjigjur direkt se si ta tejkalohet kjo çështje dhe kërkesa e bashkësisë shqiptare.

Ne çdo vit kemi poet të shkëlqyer nga Shqipëria dhe ne kemi poetë që krijojnë në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe që janë të pranishëm këtu në festival dhe nuk e di se në çfarë korniza ka të bëjë kjo që duhet të mundësohet. Ne presim bashkëpunim të shkëlqyeshëm me vetëqeverisjen lokale. Nuk kishte kohë për disa aktivitete të tjera përgatitore “- u shpreh Mite Stefovski – drejtor i Mbrëmjet Strugane të Poezisë.

Megjithatë, Stefanoski thotë se Mbrëmjet Strugane të Poezisë janë festival kozmopolit.

Duhet ta dimë se ky është një festival kozmopolit që flet në të gjitha gjuhët. Asnjëherë askund as festivali ka lejuar e as ka ndaluar dikë. Thjesht gjithçka që ka qenë e mundur të jetë gjuha e festivalit ndonjëherë në të kaluarën, nëse ju kujtohet në vitet e 60, shumë gjëra ishin në pesë, gjashtë apo shtatë gjuhë, në rusisht, spanjisht “- tha Mite Stefovski – drejtor i Mbrëmjet Strugane të Poezisë.

Poeti nga Shqipëria, Emir Nika thotë se poezia nuk duhet të ndërhyjë në politikë.

Edhe në konferencën për shtyp, posterat ishin vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe. Në konferencën për shtyp nuk u paraqit asnjë përfaqësues i komunës së Strugës pavarësisht nga fakti se autoritetet lokale për Alsat M pohuan se këtë vit nuk do ta bojkotojnë dhe do ta mbështesin festivalin.

Fituesi i çmimit më të lartë, Kurora e Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë është poeti nga Polonia, Adam Zagajevski .Ai tha se ishte hera e parë në Strugë dhe se ka qenë i befasuar kur e ka dëgjuar lajmin se është fituesi i kësaj mirënjohje botërore. Festivali zyrtarisht do të hapet sonte.