‘Shpërfytyrohet’ Man Utd, Tottenham leksion në ‘Teatrin e Ëndrrave’

Manchester United ka pësuar një nga humbjet më turpëruese në historinë e vet.

Marketing

Djajtë e Kuq janë mposhtur nga Tottenham me rezultat 1:6, në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët realizuan gol përmes Bruno Fernandes (2’) nga penalltia.

Por gëzimi i tyre zgjati shumë, shumë pak. Ndombele (4’) dhe Son Heung-min (7’) përmbysën gjithçka brenda pak minutave.

Për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Unitedit u përkujdes Anthony Martial (28’) që u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje që i dha Eric Lamelas.

Këtë e shfrytëzoi mjaft mirë skuadra e Jose Mourinho, që realizoi edhe katër herë të tjera deri në fund.

Harry Kane (30’ 79’), Son (37’) dhe Aurier (51’) ishin realizatorët e katër golave të fundit.

United pas tre ndeshjeve të para tubon vetëm tre pikë, teksa Tottenham tani ka shtatë pikë në vendin e shtatë.

Marketing