Shpërndanë materialin e ndaluar për Kovid-19, arrestohen aktivistët kinezë

Tre vullnetarë kinezë që ndihmuan për të botuar artikuj të censuruar me tematikë Covid-19 në Github, janë arrestuar nga policia.

Marketing

Cai Wei, e dashura e tij, një grua e quajtur Tang, dhe Chen Mei, ishin pjesë e një projekti, i njohur si Terminus 2049 që u krijua në 2018 dhe mbledh artikuj që janë hequr nga mediat televizive dhe ato sociale.

Terminus 2049, pronë e Microsoft, gjithashtu drejton një arkiv të lajmeve që lidhen me koronavirusin. Faqja e projektit thotë se shpreson të ndihmojë njerëzit ‘të kuptojnë pandeminë më mirë dhe të kenë informacion për njerëzit e infektuar’.

Të shtunën, Terminus 2049 u bllokua në territorin e Kinës.

Tre vullnetarët që jetonin në Pekin u zhdukën më 19 prill tha një burim, pa përmendur emër. Familjarët dhe miqtë e tyre kanë thirrur policinë, të cilët fillimisht mohuan dijeninë e vendndodhjes së tyre.

‘Rreth pesë ditë më vonë, familjet e Cai dhe Tang morën njoftime zyrtare nga zyra e zonës Chaoyang të policisë së Pekinit,’- tha burimi. ‘Gjatë ditëve të para ata nuk e pranuan që burgosën të rinjtë.’

Sipas njoftimeve, Cai dhe Tang ishin duke u mbajtur nën mbikëqyrjen e policisë në një vend të panjohur, për ‘provokim problemesh’.

Familja e Chen nuk ka marrë ende asnjë njoftim nga policia.

Në mesin e artikujve dhe llogarive personale të publikuara nga projekti, një nga më të njohurit është një intervistë me Ai Fen, doktoresha e fruthit në Spitalin Qendror të Wuhan-it. Artikulli u botua nga revista People e Kinës në fillim të marsit, por u hoq brenda disa orësh.

Ai Fen, e cila ishte akuzuar nga autoritetet për ‘shpallje alarmi pa leje’ në fillimin e shpërthimit, postoi një imazh të një raporti diagnostikues në rrjetin social WeChat më 30 dhjetor, duke treguar se një pacient kishte një infeksion pneumonie, i shkaktuar nga një koronavirus i ngjashëm me Sars.

Disa nga informacionet që ajo lëshoi u ndanë gjithashtu nga Li Wenliang, mjeku që u ndalua nga autoritetet dhe që vdiq më vonë nga Covid-19.

Pas heqjes së artikullit të Ai Fen, qytetarë të zemëruar publikuan dhjetëra versione të ndryshme në mediat sociale, duke përdorur emoji-s, kode dhe gjuhë të ndryshme, madje edhe të shpikura si Elvish dhe Klingon, për të anashkaluar censurat.

Në fillim të kësaj jave, gazetari qytetar Li Zehua u rishfaq, pasi ishtë zhdukur për dy javë. Ai tha se ishte mbajtur në një qendër karantine në Wuhan, përpara se të dërgohej në vendlindjen e tij.

Por vendndodhja e Chen Qiushi dhe Fang Bin, dy gazetarë të tjerë që u zhdukën në Wuhan, në fillim të shkurtit, mbetet e panjohur.

Marketing