Shpërndarja e administratorëve, Qerimi: Vetëm 10 për qind nuk janë sistemuar

Sistematizimi i administratorëve nëpër institucionet përkatëse gati se po finalizohet. Mbi 90 për qind e tyre janë shpërndarë nëpër 233 institucione. Sekretari shtetëror pranë ministrisë për Sistem Politik, Rami Qerimi për TVM2 tha se së shpejti do të sistemohen edhe numri i mbetur prej 10 përqind, të cilët sipas tij nuk janë shpërndarë për shkak të problemeve që kanë pasur me institucionet përkatëse.

Marketing

“Duke marr parasysh se është një materie e cila është çdo ditë në lëvizje numri është mbi 1200 administratorë të cilët janë të shpërndarë nëpër institucione. Ne vetëm dje kemi pas diku 33 administrator të cilët janë shpërndarë te Inspektorati i Tregut. E dini shumë mirë rastin qw kemi pas me Inspektoratin e Tregut.., dhe diku 40 administrator i kemi shpërndarë gjatë ditës së djeshme në Agjencionin për konfiskimin e mallrave. Mendoj që edhe ky grup i 10 përqindshit së shpejti do të rregullohet”, u shpreh Rami Qerimi nga sekretar shtetëror në ministrinë për sistem politik.

Sipas Qerimit 37 administrator kanë refuzuar të nënshkruajnë vendimet e reja të punës dhe të njejtit kanë kaluar në transfer listë, ku tanimë do të shpërndahen përmes Ministrisë për shoqëri Informatike dhe Administratë. Ai theksoi se ka edhe prej atyre të cilët nuk janë paraqitur në vendin e punës, me çrast janë pushuar nga puna.

‘’Kemi administrator të cilët e kanë refuzuar vendin e tyre të punës në të cilin është dashur të shkojnë dhe të njejtit kanë kaluar në transfer listë, edhe ata do të shperndahen përmes transfer listës. Është një numër simbolik, bëhet fjalë për 37 administrator dhe është një pjesë e tyre të cilët nuk janë paraqitur, të njejtit janë ftuar në bazë ligjore të paraqiten në vendin e punës dhe në afat prej 3 ditëve nëse nuk janë paraqitur, të njejtit janë pezulluar nga puna”, theksoi Qerimi.

Ndër institucionet në të cilat janë shpërndarë më shumë administratorë janë Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 140 administrator, në Drejtorinë e të Hyrave Publike 98 administrator, në institucionin Avokat i Shtetit 70 administrator, në Doganë 70 administratorë e të tjera.

Institucione këto të cilat kanë bërë ndryshim plotësim të sistematizimit. Shpërndarja e administratorëve është bërë në bazë të kualifikimeve, nevojës së institucioneve përkatëse dhe në bazë të vendit ku jetojnë, nëpër përfaqësitë rajonale të ministrive përkatëse.

Marketing