“Zgjedhjet”, Xhaferi: Do të respektoj kushtetutën, Kuvendi do të jetë në funksion deri më 11 shkurt

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot i porositi politikanët të udhëhiqen nga Kushtetuta lidhur me ditën e zgjedhjeve, njëjtë sikur ai. Kjo do të thotë 60 ditë nga dita e shpërndarjes së Kuvendit, i cili, nëse respektohen të gjitha afatet ligjore, do të ishte më 11 shkurt. menjëherë më pas kryetari i Dhomës Ligjvënëse, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 12 prill.

Marketing

Qeveria, porositi kryetari i Parlamentit, t’i zgjidhë punët e veta të bllokuara lidhur me atë që ka në kompetenca, të mos thirret Kuvendi dhe të mos tregojë çka të bëjë Parlamenti.

Nëse Kuvendi shpërndahet më 11 shkurt, sqaroi në brifingun e sotëm me gazetarë Xhaferi, në afat prej 60 ditëve duhet të ketë zgjedhje, ndërsa në afat prej 100 ditëve duhet të ketë Qeveri. Tha se për të thirrë mbledhje kuvendore, duhet të ketë pranuar propozim-kërkesë nga partitë politike për vetëshpërndarje të Parlamentit.

“Nëse afati është 45 ditë, siç flet dikush, atëherë kur do të ishte afati prej 100 ditëve. Nëse në ligj diku gjendet se mund të shkurtohet në 45 ditë, le të thotë. Unë kam Kushtetutë”, u dërgoi porosi politikanëve Xhaferi.

Qeveria teknike duhet të zgjedhjet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Në Kuvend, tha Xhaferi, nga fundi i dhjetorit duhet të arrijë propozim përbërja për Qeverinë teknike, në mënyrë që më 3 janar të mund të caktohet mbledhje për votim të qeverisë së re.

“Nuk guxon të ketë zgjedhje të Qeverisë në afat më të shkurtë se 100 ditë”, theksoi kryetari i Kuvendit Xhaferi. Shtoi se nëse nuk ka zgjedhje të Qeverisë, sipas Ligjit për Qeverinë, nuk mund të shpallen zgjedhje dhe nuk mund të shpërndahet Kuvendi.

Kushtetuta e vitit 1991, theksoi Xhaferi, nuk ka paraparë se do të vijë deri te ajo që partitë politike të kenë qeveri teknike nën kushte të tilla. Në kuptim të legjislaturës, tha, Kuvendi nuk është penguar të sjellë ligj të tillë për qeveri nëse ka konsensus për atë, përkatësisht të sillet ligj për qeveri në të cilin do të qëndrojë se për shkak të ndonjë praktike, për t’u evituar disa situata, është vendimi politik që para secilave zgjedhje parlamentare, në mënyrë që të mbahen ato, 100 ditë paraprakisht duhet të ketë qeveri teknike.

Ajo qeveri teknikisht do të funksionojë, do të kryhet teknikisht vetëm ajo vijuese për të mundësuar barazi të parakushteve për zgjedhje, nuk mund të ketë punësime, avancime, nuk mund të ketë financime apo investime.

“Në demokraci normale nuk ka gjëra të këtilla. Nëse dëshirojmë që institucionet të funksionojnë, duhet të veprojnë siç është caktuar, e jo me urdhër”, tha Xhaferi gjatë brifingut.

Zgjedhjet do të mbahen sipas modelit zgjedhor të deritanishëm. Nëse ka marrëveshje politike për ndryshim të modelit zgjedhor, sa është afati kohor për ndryshime, pyetën gazetarët, për çka Xhaferi sqaroi se procedura e rregullt është dy muaj, ndërsa në procedura të tjera, nënvizoi, mund të shkohet edhe në një ditë.

Sipas njeriut të parë të Dhomës ligjvënëse, nuk ekziston mundësi të thirret Kuvendi nëse ka nevojë del nevoja për ratifikim të Protokollit për anëtarësim në NATO. Për atë, tha Xhaferi, do të duhet të pritet përbërja e re kuvendore. Për këtë çështje, theksoi, deri më tani nuk ka biseduar me liderë të partive politike, ndërsa kush ka nevojë për atë, nënvizoi, duhet të kërkojë takim dhe të bisedojmë. Në atë drejtim, foli për takimin e liderëve tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ku ai nuk ishte ftuar, ndërkaq në të cilin u soll vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi që vendi nuk mori datë për fillim të negociatave me BE-në.

Marketing