Shpërthen COVID-19 tek Inter, konfirmohet rasti i pestë

Portieri i Interit, Ionut Radu, është testuar pozitiv për COVID-19.

Marketing

Portieri rumun është lojtari i pestë i Interit që rezulton pozitiv për koronavirus pas Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan.

“Inout Radu gjithashtu ka dalë pozitiv këtë mëngjes, pas testeve të kryera dje”, thuhet në deklaratën e Interit.

“Kontrollte të mëtejshme janë planifikuar nesër”.

Ndërkohë Roberto Gargliardini i ka siguruar tifozët e Interit se ndihet mirë.

Inter pritet të përballet me Milanin më 17 tetor. Edhe te Rossonerët ka raste me COVID-19, si Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte.

Marketing