Shpërthen festa në Zagreb, tifozët kroatë festojnë me shqiponjë kualifikimin në çerekfinale (FOTO+VIDEO)

Shqiponja e shqiptarëve ka arritur të marrë vëmendjen po aq sa vetë Botërori i Rusisë.

Me shqiponjë po e festojnë edhe tifozët e Kroacisë arritjen e kombit të tyre në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kroacia është bërë skuadra e katërt që ka siguruar çerekfinalen e Botërorit, duke mposhtur Danimarkën pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 3-2.

Pas kësaj arritjeje, festë e madhe është nisur në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb.

Tifozët kroatë gjatë festimit të tyre, kanë bërë edhe shqiponjën e famshme të shqiptarëve, ndoshta si “provokim” për fqinjët serbë.