Juventusi e humbi mundësinë e artë për ta rimarrë kreun e tabelës së Serisë A pasi u mposht nga Lazio me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Olimpico, në kuadër të xhiros së 15-=të të Serisë A.

Bardhezinjtë kishin arritur një ecuri prej 20 ndeshjeve radhazi pa asnjë disfatë para kësaj ndeshjeje dhe sonte synonin ta vazhdonin këtë ecuri dhe t’ia rrëmbenin Interit pozitën e parë në tabelën e Serisë A, raporton Gazeta Express.

Ata dukej se po shkon në rrugën e duhur për ta realizuar këtë dëshirë, pasi që Cristiano Ronaldo arriti t’i kalojë në epërsi përmes një goli të shënuar në minutën e 25-të të ndeshjes.

Pak para fundit të ndeshjes, Lazio arriti ta barazojë rezultatin përmes Luiz Felipe, ndërsa Juventusi u godit edhe një herë në minutën e 69-të, kur Juan Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.

Pesë minuta pas këtij kartoni të kuq, Sergej Milinkovic-Savic e shënoi golin e fitores, ndërsa më vonë Ciro Immobile gaboi nga pika e penalltisë.

Lazio e vulosi këtë fitore në minutën e pestë të kohës shtesë, kur Felipe Caicedo shënoi për skuadrën vendase.

Tani, Juventusi mbetet në pozitën e dytë, me 36 pikë, dy pikë prapa Interit, ndërsa Lazio mbetet i treti, me 33 pikë.