Shpërthen Rei Manaj, shënon tre gola në debutimin me ekipin e parë të Barcelonës

Trajneri Ronald Koeman kishte grumbulluar Rei Manajn për miqësoren që Barcelona zhvilloi pasditen e sotme me Gimnastic.

Marketing

Dhe sulmuesi shqiptar jo vetëm që e justifikoi besimin e teknikut holandez, por shpërtheu duke shënuar tre gola.

Manaj u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë dhe në minutën e 60-të zhbllokoi rezultatin me një supergol.

Më pas 24-vjeçari realizoi dhe dy herë të tjera (një gol me penallti), duke vulosur fitoren 4-0 të katalanasve.

Por më tepër se rezultati, për Manajn e rëndësishme është që vuri firmën me golat e tij në ekipin e parë të Barcelonës, atu ku shpreson të gjejë vend sa më shpejt, për të luajtur në krah të Messit dhe yjeve të tjerë.

Marketing