Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një autostradë në qytetin e Bolonjës në pjesën veriore të Italisë, jo edhe aq larg aeroportit.

Sipas informatave të para, disa persona janë lënduar në këtë incident ku më saktësisht kishte shpërthyer një kamion cisternë me derivate.

Mediat italiane raportojnë se dhjetëra ekipe të zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.

Ndërkaq autoritet në aeroportin e Bolonjës kanë njoftuar pasagjerët se ka ndodhur një shpërthim në autostradën që qon drejt këtij aeroporti, por i kanë siguruar se nuk rrezikohet jeta e tyre.

https://twitter.com/twitter/statuses/1026445360066174977