Shpërthim në Gjermani, një e vrarë dhe 14 të plagosur

Policia gjermane tha se një grua ka vdekur nga djegiet, ndërsa 14 persona u plagosën në një shpërthim gjatë një festivali që po mbaheshe në një fshat në Gjermaninë Perëndimore.

Pesë persona të tjerë janë në rrezik jete, katër prej tyre janë me djegie të rrezikshme dhe një ka pësuar sulm në zemër.

Policia është ende duke hetuar shkakun e shpërthimit në festivalin e Freudenbergut.

Sipas agjencisë DPA, duket se vaji nga një tigani i madh shkaktoi një shpërthim në një lokal “Bakes fest” ku morën pjesë rreth 100 persona.

“Bakes fest” është një festë vjetore e fillimit të furrës tradicionale të vjetër në fshat.