Shpërthimi i gazit në Velipojë, humb jetën 15-vjeçarja

Ka humbur jetën 15-vjeçarja Klarisa Gjoka, e cila mbeti e plagosur nga shpërthimi i gazti më hotelin në pronësi të tyre në Velipojë.

Marketing

E mitura ishte dërguar për trajtim mjekësor më të specializuar në Itali, bashkë me tre familjarët e tjerë, por nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Pak ditë më parë, humbi jetën dhe motra e 15-vjeçares, Daniela Gjoka 19-vjeçe. Nga shpërthimi i gazit mbetën të plagosur të gjithë anëtarët e familjes Gjoka, ndërkohë vijojnë të marrin ndihmë mjekësore nëna dhe vëllai i viktimave.

Marketing