Shpërthimi në Bejrut, arrestohen 16 persona

Autoritetet libaneze kanë arrestuar 16 persona si pjesë të një hetimi lidhur me shpërthimin që goditi Bejrutin para dy ditëve.

Marketing

Fadi Akiki, përfaqësues i qeverisë në gjykatën ushtarake iu tha autoriteteve se ka marrë në pyetje më shumë se 18 zyrtarë të portit dhe individë të tjerë përgjegjës për ose involvimin e tyre në vendin ku ndodhi shpërthimi me rrezikshmëri të madhe.

“16 persona janë arrestuar si pjesë e hetimit”, tha Akiki. Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut ka marrë jetën e 137 personave deri më tani.

Marketing