Shpëtohen 36 emigrantë në afërsi të ishullit grek Sapienza

Roja bregdetare greke ka shpëtuar 36 refugjatë dhe emigrantë në afërsi të ishullit Sapienza.

Roja bregdetare greke ka shpëtuar 36 refugjatë dhe emigrantë në afërsi të ishullit Sapienza, afër Peloponezit.
Ata janë gjetur në një varkë në det në jug zë Sapienzës.

Emigrantët kanë kërkuar ndihmë në numrin e vetëm evropian për gjendje të jashtëzakonshme 112.

Emigrantët e shpëtuar janë transferuar në portin Metoni, në Peloponezin jugor.