Shpëtoi për mrekulli bashkë me fëmijën edhe përkundër rënies së gurrëve në rrugën drejtë Dellcevës

Gurë dhe drunj kanë rënë mbrëmë në një segment të rrugës Shkup-Delqevë, në afërsi të fshatit Istibanja. Kjo rrëshqitje e dheut ka shkaktuar panikë te shoferët që kanë kaluar në këtë pjesë mbrëmë rreth orës 22:55.

Marketing

Dëshmitarët kanë rrëfyer se një gur i madh ka rënë në një veturë në të cilën gjindeshin gra dhe fëmijë. “Shoferi i kësaj veture voziste duke bërë zigzage për t’i shpëtuar gurëve që binin si rrëke. Vetëm Zoti i ruajti ata udhëtarë e ata fëmijë në makinë”, ka treguar një dëshmitar. Famirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta pastruar.