“Shpia e Agës” rrëmben 4 çmime në Aswan International Women Film Festival!

Filmi Kosovar i regjisores Lendita Zeqiraj “Shpia e Agës” ka rrëmbyer katër çmime në festivalin e filmbërësve gra në “AIWFF”.

Marketing

Ky produksion kinematografik ka marrë vëmendjen e festivalit që u mbajt në data 10 – 15 shkurt ku Lendita Zeqiraj u vlerësua me çmimin regjisorja më e mirë, Rozafa Çelaj u vlerësua si aktorja më e mirë, e teksa filmi “Shpia e Agës” mori dy çmime tjera si më i miri në festival e po ashtu çmimin e Asociacionit Egjiptian të Kritikëve të Filmit

Përpos këtyre, ky projekt deri tash ka marrë edhe 15 çmime tjera dhe 32 nominime.