“Peddy” një startup inovativ ne fushën e teknologjise nga Amsterdami – i themeluar nga dy bashkatdhetar Ergin Borova nga Struga dhe Agim Veselaj nga Peja.

Ata nënshkruan kontratë për bashkpunim me “Technoperia” nga Shkupi – e ndërmjetësuar nga Ervin Domazet me prejardhje nga Struga. Është një bashkupunim i vecantë ku bashkojnë forcat dy firma teknologjike.

Lidhja e këtyre dy firmave u realizua nëpërmjet të Maksut Gavaz nga Holanda, i cili poashtu rrënjët i ka nga Struga.

‘’Peddy’’ është një shpikje e re, një aplikacion inovativ e bazuar ne një filosofie moderne dhe revolucionare në fushen e stimulimit të performances dhe zhvillimit personal te punëtorve. Për fazën e ardhshme në zhvillimin e aplikacionit, Peddy zgjodhi Technoperia si partner për bashkpunim ne lëmin me të lartë te zhvillimit teknologjik.

“Zgjodhëm  një partner si ’Technoperia’ në vend të parë për shkak te cilësisë që ata ofruan. Janë profesional dhe në gjendje ta bashkë-zhvillojne aplikacionin Peddy për tregun ndërkombetar. Jemi gjithashtu shum krenar që në këtë menyre japim edhe kontributin tonë vendlindjes dhe nje perspektive rinisë nga Struga dhe Maqedonia. Duam ta inspirojme rininë ne vendlindje të investojnë në zhvillimin e tyre personal dhe në fushën teknologjike. Jemi te bindur që ardhmeria për një pjesë te madhe dot dizajnohet nga inovacionet dhe shpikjet që do vinë. Edhe rinia ne vendlindje mund te jetë pjesë e këtij zhvillimi”, theksoi Ergin Borova.(Strugalajm.com)