Shqipëri, 11 viktima dhe mbi 800 raste me Covid 19

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë. Një ditë më parë, numri i viktimave të raportuara ishte 16. Ndërkohë, 835 janë rastet e reja me koronavirus nga 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Marketing

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 37.625 raste pozitive, prej tyre 18.481 janë shëruar, 18.346 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 798 persona./A2/

Marketing