Shqipëri, 14 të arrestuar për sulm ndaj zyrës së materialeve zgjedhore

Policia e Shqipërisë në orët e fundit ka arrestuar 14 persona dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim mes tyre zyrtarë të Bashkisë Vau i Dejës, si të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm ndaj një zyre të materialeve zgjedhore në Qarkun Shkodër, transmeton Anadolu Agency(AA).

Marketing

Në deklaratën nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se të arrestuarit kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) numër 6, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë që ishin të vendosur me shërbim.

“Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ-së, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të KZAZ-së. Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shqipërisë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë” dhe “Dëmtimi i materialeve zgjedhore”.

Kujtojmë se pas bojkotit të Kuvendit të Shqipërisë dhe bojkotit të zgjedhjeve vendore nga partitë opozitare, Partia Demokratike (PD) dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vendosi anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Disa ditë më parë kishte tensione dhe përplasje në ambientet e zyrave të materialeve zgjedhore në disa qytete të vendit, mes mbështetësve të partive opozitare dhe punonjësve të policisë në lidhje me vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore.

Pas tensioneve dhe kundërshtimit të kryeministrit të vendit Edi Rama, presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për organizmin e zgjedhjeve vendore, duke caktuar 13 tetorin e këtij viti, por edhe kjo datë është kundërshtuar nga partia në pushtet, Partia Socialiste e drejtuar nga Rama e cila mbështet datën 30 qershor për zgjedhjet vendore.

Pas këtyre zhvillimeve filluan përsëri tensionet dhe përplasjet mes mbështetësve të partive opozitare dhe punonjësve të policisë në ambiente e zyrave të materialeve zgjedhore.

Download WordPress Themes FreeDownload Premium WordPress Themes FreeDownload Premium WordPress Themes FreeDownload Best WordPress Themes Free Downloaddownload udemy paid course for freedownload lava firmwareDownload WordPress Themesfree download udemy paid course

Marketing