Shqipëri, 15 viktima dhe 1021 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 1021 raste të reja nga 3998 teste të kryera.

Marketing

Viktimat e 24 orëve të fundit janë regjistruar; 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.

Ndërkohë, raste e reja u konfirmuan; 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1021
Të shëruar në 24 orë 1085
Të shtruar në spitale 648
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3998

Testime totale 447,746
Raste pozitive 102,306
Raste të shëruara 65,403
Raste Aktive 35,207
Humbje jete 1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22,051
Fier 2793
Durrës 1787
Vlorë 1778
Shkodër 1410
Elbasan 918
Lezhë 824
Berat 1028
Korçë 951
Gjirokastër 939
Dibër 353
Kukës 375

Marketing