Shqipëri/ 15 viktima,1089 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 1089 raste të reja, shifra më e lartë që fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Marketing

Sipas ministrisë, në harkun kohor të 24 orëve janë kryer 4270 testime. Ndërkohë, viktimat janë regjistruar; 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç.

Rastet e reja janë konfirmuar; 403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270

Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste Aktive 31,430
Humbje jete 1433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër 408

Marketing