Shqipëri, 29 raste të reja me Kovid-19, shkon në 333 numri i të prekurve

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 29 raste të reja me virusin Korona, duke e rritur në 333 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, ndërsa ka ndërruar jetë edhe një 67-vjeçar. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 99 të shëruar deri më tani.

Marketing

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjeçari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.”,- deklaroi dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deri tani në Shqipëri janë testuar 2 mijë e 247 persona.

Marketing