Shqipëri/ Eugena Tomini, zv/ministrja e re e Shëndetësisë

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, është zv.ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Marketing

Ish shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës në ISHP është emëruar ditën e djeshme në detyrën e re, raporton Ora News.

Tomini ka qenë shumë aktive gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa është edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pas këtij emërimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëhet me 4 zv/ministra. Aktualisht këtë post e mbajnë edhe Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.

Marketing