Shqipëri-Islandë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë dy kualikueset e radhës në Grupin H, në kuadrin e “Euro 2020”. Më
konkretisht, më 7 shtator, kuqezinjtë do të jenë mysarë në “Stade de France”, ku prej orës 20:45 do të përballen
me kampionët e botës në fuqi.

Ndërkohë, tri ditë më pas, më 10 shtator, do të presim Islandën, në të njëjtën orë. UEFA ka zytarizuar edhe stadiumin ku do të luhet kjo ndeshje, në “Elbasan Arena”.

Sa iu takon përballjeve të kuqezinjve me këto dy kombëtare, po e nisim nga Franca: 5 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore. Sfida e fundit me “gjelat” ishte fitorja 2-0 e Francës, në fazën finale të “Euro 2016”.

Kombëtarja transalpine është e pamposhtur në kualikueset e Europianit që nga viti 2010. Dy ndeshjet e para midis kombëtareve tona u luajtën në vitet 1990 dhe 1991.

Kalojmë te ballafaqimet me Islandën, ndaj të cilës kemi luajtur 6 ndeshje. Në to kemi 2 fitore dhe 4 humbje. Islanda i ka fituar tri ndeshjet e fundit. Shqipëria humbi 1-0 në Reykjavik, në Grupin H, në qershor. Të dyja kombëtaret
debutuan në finalet e një Kampionati Europian në “Francë 2016”.