Shqipëri, Mijëra besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë falën mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit në Tiranë.

Marketing

Në sheshin ‘Skënderbej’ besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

“Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.

Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu” tha ai ndër të tjera

Marketing