Parlamenti i Shqipërisë ka votuar paraditen e së martës dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të tërhiqet nga emri i Sandër Lleshit dhe se do t’i japë kohë Presidentit Ilir Meta, edhe pse afati ka kaluar, shkruan Top Channel.