Shqipëri: Për 10 ditë u bllokuan 52 makina, 85 persona në pranga

Policia e Shtetit, ka bërë bilancin pas rreth dy javësh aksione në të gjithë vendin.

Marketing

Sipas policisë nga këto aksione janë arrestuar 85 persona ndërsa janë bllokuar 52 makina në të cilat kishte ndryshime në shasi si dhe mungesë dokumentacioni. Sipas policisë kontrollet janë ushtuar nga data 1-10 shkurt të këtij viti. Po ashtu policia njofton se si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto: – 98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur; – 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore; – 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit;

Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Rrugore, në të gjithë vendin, gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt 2020, ka qenë e angazhuar në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto:

– 98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;

– 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore;

– 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit;

Janë arrestuar nga strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, 85 shtetas, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 13386 masa administrative, nga këto:

625 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1626 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 2297 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 465 për shpejtësi, por pa masën plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit; 3872 për parkime të gabuara dhe ndalim qëndrimi; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 157 për mungesë të siguracionit; 67 për mungesë të serxholinos për sigurimin e fëmijëve gjatë transportit dhe 4010 për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

Strukturat e Policisë Rrugore do vijojnë me intensitet kontrollet me shërbime të kombinuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunim, të cilët edhe gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit 112 apo adresave të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit kanë denoncuar dhjetëra shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar në kohë, duke i ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e mjeteve, sipas parashikimeve që përcaktohen në Kodin Rrugor.

Marketing