Shqipëri/ Rëndohet gjendja në spitalet COVID, vetëm 48 shtretër të lirë

Situata nga pandemia e COVID-19 vijon të mbetet problematike jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Marketing

Nisur nga të dhënat zyrtare, të dërguara nga Ministria e Shëndetësisë, njoftohet se deri më tani në të gjithë spitalet COVID janë ezauruar 502 shtretër, të cilët janë të zënë me pacientë të infektuar.

Ndërkohë, bëjmë me dije se në 4 spitalet COVID, në dispozicion gjithsej janë 550 shtretër . Me ritmet e larta të infektimeve ditore, duket se brenda javës edhe 48 shtretërit e mbetur të lirë do të ezaurohen.

Ditën e sotme janë regjistruar 1059 infektime dhe 14 vdekje, 33 persona në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar, teksa kujtojmë që Komiteti Teknik ka njoftuar se është duke mbajtur nën vëzhgim situatën.

Pak ditë më parë hynë në fuqi dhe masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të cilat do të zgjasin 14 ditë. Pas 14 ditësh Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë në një prononcim për mediat, ku do të raportojë për situatën epidemiologjike në vend dhe do të bëjë të dituar masat në vijim.

Marketing