Shqipëri/Shërohen edhe 3 punonjës të stafit mjekësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se janë shëruar edhe 3 punonjës të personelit mjekësor, të prekur nga COVID-19.

Marketing

Manastirliu e ka ndarë lajmin e mirë, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ku shkruan se deri tani, në total janë shëruar 21 personel mjekësor, të cilët ishin prekur me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, duke e cuar numrin total në 377 raste.