SHqipëri/ Shtrime të reja në spitale me simptoma të rënduara nga Covid-10

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Marketing

Nga krahasimi i të dhënave me një ditë më parë vihet re se numri i të shtruarve është rritur me dy persona. Po asht me dy pacientë është rritur numri i pacientëve në terapi intensive dhe me një pacient i atyre të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2397 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Marketing