Shqipëri-Skoci, UEFA sjell rusë për të vendosur drejtësi

Shqipëria vijon përgatitjet për ndeshjen e 17 Nëntorit ndaj Skocisë, që është e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Marketing

Kuqezinjtë do të kërkojnë maksimumin nga ky takim, për të shmangur rënien në Ligën D, por njëkohësisht për të mbajtur gjallë shpresat për ta mbyllur këtë edicion në vendin e parë në grup.

UEFA ka përcaktuar sot edhe ata që do të vendosin drejtësi në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa bëhet fjalë për një trupë gjyqtarësh nga Rusia.

“Bilbili” kryesor do të jetë Vladislav Bezborodov, ndërsa asistentët e tij do të jenë Valeri Danchenko dhe Maksim Gavrilin. Pas portave do të rreshtohen Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov, ndërsa gjyqtar i katërt, Aleksei Lunev.

Kjo do të jetë hera e parë për Bezborodov, që do të gjykojë Shqipërinë, ndërsa bëhet fjalë për një arbitër me eksperiencë ndërkombëtare, që gjykon rregullisht në Europa League.

Marketing