Shqipëri, sulmohet me bojë të kuqe Ralf Gjoni

Është sulmuar me bojë të kuqe ish këshilltari i presidentit të Shqipërisë, Ralf Gjoni i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.

Mësohet se incidenti është shënuar tek dera e shtëpisë në momentin kur ka qenë duke dalë nga banesa për të shkuar në Kuvend për të bërë betimin.

Mësohet se një djalë i ri e ka pritur tek dera e daljes së pallatit dhe e i ka hedhur bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit./OraNews/