Shqipëria dëshpëron me humbje ndaj Lituanisë, Hysaj ndëshkohet me të kuq

Shqipëria ka zhgënjyer në ndeshjen kundër Lituanisë.

Marketing

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale në shtëpinë e saj, në përballjen me Lituaninë, shkruan lajmi.net.

‘Kuqezinjtë’ nuk arritën të krijojnë raste shënimi, kurse kundërshtari shfrytëzoi gabimin e Gjasulës për të marrë tri pikët.

Në minutën e 51’, një top i kthyer gabimisht prapa u konvertua në gol nga Donatas Kazlauskas.

Vlen të cekët gjithashtu që në minutën e 87’ Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Shqipërinë me 10 lojtarë.

Pas kësaj humbje, Shqipëria nuk shfrytëzon mundësinë të shkëputet në krye të tabelës së grupit 4 në Ligën C, duke numëruar 3 pikë, aq sa kanë të gjitha skuadrat e grupit

Marketing