Shqipëria dhuron spektakël, e nis me fitore kundër Lituanisë

Shqipëria e femrave U-16, ka magjepsur në takimin e parë teksa ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 3-1, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.

Marketing

Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke dominuar me lojë dhe rezultat. Për Kombëtaren si fillim shënoi Iliadhi në minutën e 31’, ndërsa Qosa realizoi një dopietë, në minutat 39’ dhe 51’, duke na dhënë fitoren.

Pas dy ditësh Kombëtarja e U-16 do të përballet me Gjeorgjinë, ndërsa në datën 16 të këtij muaji do të luajë me Malin e Zi.