Shqipëria gati për konferencën e parë me BE, Rama: Nuk duam ndarje me Shkupin, do i presim

Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, dy shtetet duhet të vlerësohen veçmas apo së bashku në procesin e anëtarësimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare? Kjo ishte një nga pyetjet e drejtuara në konferencën e përbashkët mes Ramës, Borell dhe Varhelyi ditën e sotme në Bruksel.

Marketing

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të forta ndaj kësaj duke lënë të nënkuptohet se nuk duhet të ketë vlerësim ndarës mes Tiranës dhe Shkupit, duke shtuar se ky është një proces që nuk varet vetëm nga vendi ynë.

“Duhet ta kuptojmë këtë. Jetojmë në një kohë tjetër, jo më e mira për ne. Kur ishte koha jonë, ishim të këqij ne. Tani jemi në formë të mirë, por duhet ta kuptojmë që nuk është koha më e mirë”, tha Rama në konferencën e përbashkët

I pyetur për një ndarje të mundshme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, këtë herë për shkak të problemeve të Shkupit me Bullgarinë, Rama shtoi: “Shpresoj që të mos ndodhë ndarja, shpresojmë që të vijojmë të ecim bashkë”.

“U tmerrova që në sekondën e parë që dëgjova se kishte nisur një debat mbi identitetin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpresoj që liderët e mençur të dy vendeve ta zgjidhin mes tyre këtë. Vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut të mos shpresojnë për ndihmë nga Berlini apo Parisi, sepse nuk do të vijë. Por ta zgjidhin mes tyre. Të lënë historianët të merren me historinë. Nëse do të na thonë që keni bërë punë të mirë, por le të presim për fqinjët, atëherë nuk ka problem. Do ta përballojmë bashkë”, tha Rama.

Marketing