Qeveria shqiptare ka dhënë një ndihmë prej 100 mijë euro për Greqinë pas zjarreve masive që goditën shtetin fqinj.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nëpërmjet një postimi në Facebook thekson: “Ndihma prej 100 mijë euro e qeverisë shqiptare për Greqinë është një shumë modeste, si kontribut për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Athinë.

Jemi pranë shtetit fqinj në momentet e përballimit të situatës së krijuar, duke shprehur solidaritetin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe me komunitetin shqiptar”, nënvizon ministri Bushati