Shqipëria lë pas humbjen me Turqinë, nuk ka pushim për Edi Rejën

Kuqezinjtë duken se kanë hedhur pas krahëve humbjen e mbrëmshme ndaj Turqisë dhe sot trajneri Edi Reja ka urdhëruar lojtarët të zbresin në fushë. Të hënë, Shqipëria do të përballet me Moldavinë dhe fitorja është opsioni i vetëm për tanët.

Marketing

Përfaqësuesja jonë ndodhet në shtetin turk dhe pikërisht atje ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Atmosfera në ekip me të drejtë nuk është si para takimit me Turqinë, megjithatë tekniku italian ka urdhëruar që të harrohet gjithçka dhe tashmë të shihet përpara.