Shqipëria në Islandë për rezultat pozitiv, vëmendje edhe tek debutimi i Rejas

Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë testin e radhës në kualifikimet e Euro 2020, në Rejkjavik.

Marketing

‘Kuq e zinjtë’ do të përballen me kombëtaren e Islandës, përballje në të cilën ata presin të marrin rezultat pozitiv.

Në këtë ndeshje vëmendje të madhe do të ketë edhe tek debutimi i selektorit Edoardo Reja, shkruan lajmi.net.

Shqipëria në këtë ndeshje futet nga pozita e tretë në grup, ku pas dy ndeshjeve numëron tri pikë, pikë që i ka siguruar nga fitorja me Andorrën.

Reja do të përballet me disa mungesa në debutimin e tij, pasi nuk mund të llogarisë në shërbimet e Grezdës, Mavraj, Binaku, Gjimshiti, Strakosha e Memushaj.

Kombëtarja ‘Kuq e zi’ synon që në këtë takim të mos dal pa pikë, pasi Islanda është një nga rivalët direkt për pozitën e dytë, së bashku me Turqinë.

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë luhet sonte, me fillim nga ora 20:45, në Rejkjavik.

Marketing