Shqipëria në izolim, Rama publikon pamje nga qytetet e vendit

Në të gjitha qytetet e vendit sot ma mbizotëruar qetësia, pas ndalimit të qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Marketing

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot nëj video me pamje nga disa qytete të vendit, si Berati, Gjirokastra, Bulqizë, Ersekë, Përmet, Lezhë, Prrenjas, Burrel, Lushnje, Belsh, ku rrugët janë të boshtasiura nga mjetet dhe njerëzit.

Nga dita e djeshme në orën 13:00, sot gjatë gjithë ditës sot dhe deri në 05:00 të mëngjesit nesër, Shqipëria është në izolim total.

Asnjë nuk lejohet të dalë nga shtëpia, ndërsa gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmacitë, furrat e bukës, etj.

Në krye të detyrës këtë të dielë janë stafi mjekësor mjekët që po lufton çdo moment për jetët e personave të prekur nga COVID-19, si dhe forcat e policisë dhe të ushtrisë për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, si dhe pjesëtarët e medieve

Marketing